Flet xhaxhai i Aldison Belulit që vrau studenten, tregon një të vërtetë të madhe
Ngjarja e rëndë e një dite më parë, ku Aldison Beluli qëlloi për vdekje Ariela Muratajn, tronditi mbarë opinionin.
Sot, në studion e “Rudina”, në një intervistë ekskluzive xhaxhai i Aldisonit, Andon Belulaj deklaroi se në dijeni të tij të rinjtë ishin të lidhur, por kohët e fundit kishin patur mosmarrëveshje. “Kam fëmijë vetë, por nuk e duroj dot, më tepër për vajzën se sa për nipin tim.
Nuk bëhej kjo, iku ajo kohë. Kjo qe e papritur për ne, kaq di të them unë si xhaxha.
Di që kanë patur një lidhje, por dashuria e të rinjve është si fija e flokut, grindeshin, por që të arrinin këtu nuk e mendoja. Aldisoni ka qenë normal.
Sipas dijenisë time kanë qenë të lidhur që në gjimnaz. Mosmarrëveshjet kohët e fundit mund të kenë çuar deri këtu ngjarjen.
Vëllai kunata dhe djali kanë shkuar tek shtëpia e vajzës dhe kanë pritur një përgjigje ndoshta deri dje dhe djali pastaj ka ikur. Kur pashë lajmet dje u tmerrova.
Nuk e di se kur kanë shkuar prindërit tek familja e vajzës”, tha xhaxhai i Aldisonit, Andon Belulaj.
KOHA JONË SONDAZH

