Fleta e votimit/ KQZ miraton përmasat, por mund ndryshojë në varësi të kandidatëve
Komisioni Rregullator miratoi specifikimet teknike që duhet të ketë fleta e votimit me 25 Prill mes tyre edhe përmasat e saj.
Sipas vendimit madhësia e fletës se votimit do jete me përmasat e 297 milimetra e gjerë dhe 420 milimetra e gjatë, e njëjte me një fletë A3.
Por, Komisioni Rregullator la të hapur mundësinë e ndryshimit të fletës së votimit në varësi të listave shumë-emërore të kandidatëve për çdo zonë zgjedhore që duhet të depozitojnë partitë garuese ne zgjedhje brenda datës 8 mars.