Fleta e votimit më 25 prill, mblidhet KQZ-ja dhe diskutohet propozimi i Celibashit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është mbledhur këtë të enjte për të diskutuar mbi konfigurimin e fletës së votimit për zgjedhjet e 25 prillit. Mbledhja është duke u shoqëruar me debate mes palëve dhe komisionerit Celibashi. Përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji tha se fleta e Tiranës gati me 500 emra, e ndërlikon votimin.

“Fleta me numra është e thjesht, votohet subjekti e pastaj numri i kandidatit, numri është ai që bën orientimin e zgjedhësit direkt në fletën e votimit. Duhet që të votohet Qartë dhe thjeshtë dhe një proces i rëndësishme është edhe numërimi që duhet të jetë i shpejtë dhe korrekt. Informacioni në fletën e votimit nuk duhet të jetë i ngarkuar. Konfigurimi i fletës të jetë i qartë, i zbatueshëm dhe zgjedhësit ta kenë të thjeshtë”, tha ai.

Kujtojmë se dje Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka propozuar si fletë votimi për zgjedhjet e 25 prillit fletën ku paraqiten partitë me logo dhe kandidatët me emra, dhe jo fletën me numra. Sipas propozimit të Celibashit, fleta e votimit parashikon që krahas subjekteve zgjedhore te përfshiheshin edhe emrat e kandidatëve.

SHKARKO APP