Fleta e votimit të 30 qershorit, në garë edhe Gjinushi
Pasditen e së enjtes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka miratuar fletën e votimit me renditjen përfundimtare të partive politike për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Kjo do jetë renditja që do të sjellë edhe listën e anëtarëve të këshillave bashkiakë. KQZ hodhi shortin për shkak se 2 parti me emër të ngjashëm ishin pranë njëra tjetrës. Shorti është përsëritur në mënyrë për të mos krijuar probleme tek votuesit duke sjellë edhe këtë renditje përfundimtare. Siç shihet në garë është edhe kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi. PSD mban nr 28 dhe një numër me poshtë PS-ja me kryetar Edi Ramën. Gjinushi tha se u dorëhoq nga drejtimi i partisë kur nisi garën për Akademinë, por siç duket KQZ-ja vazhdon ta njohë Gjinushin si kryetar partie.

KOHA JONË SONDAZH

