Fletë-arresti serb, ndalohet në Slloveni Ramush Haradinaj

 

Është ndaluar nga policia Sllovene kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë kohës kur po qëndron në kryeqytetin e Sllovenisë në Lubjanë. Ndalimi ka ardhur pas një fletë-arresti të autoriteteve serbe nga koha e luftës në Kosovës të dërguar në Interpol, që autoritetet sllovene kanë preteduar ta ekzekutojnë sot. Vetëm gjatë mbrëmjes autoritet sllovene e kanë liruar atë

Reagimi i Haradinajt

Lidhur me lajmin Ramush Haradinaj në një prononcim për Gazetën Express nga Sllovenia, ka thënë se autoritetet sllovene kanë reaguar ndaj një fletë arresti të Serbisë, i cili daton që nga viti 2006 dhe tash sipas tij ai do ta vazhdojë itinerarin pasi të hiqet nga sistemi ky fletë -arrest.

“Nuk jam i arrestuar por po merr kohë pastrimi i listës nga sistemi slloven” ka thënë ai. Derisa me humor ka komentuar se gjithë kjo i ka kushtuar me humbje të avionit. Ditëve të fundit Haradinaj ka qëndruar për vizitë në Gjermani.Ende nuk ka ndonjë reagim nga Prishtina zyrtare lidhur me këtë arrestim.

Lajme të tjera për këtë argument:

  • Lirohet Haradinaj

  • PDIU: Të anulohen fletë-arrestet serbe

  • Ja pse u ndalua Haradinaj në Lubjanë! 

  • Presidenti slloven: Haradinaj të lirohet urgjentisht

Njoftimi i AAK-së:

Në rrugë gjatë kthimit pas vizitës zyrtare në Berlin, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është ndaluar në Aeroportin e Lubjanës, në Slloveni, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga policia e Serbisë ne vitin 2006.

AAK e konsideron këtë një veprim ndërhyrje me qëllime të njëjta dhe identike si te policisë serbe, ndaj z.Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosoves dhe udheheqes i njohur i luftes per lirine e Kosoves.

AAK kerkon veprim te menjehershem per lejimin e z. Haradinaj ne udhetimin e tij drejt Prishtines, dhe e konsideron kete ndalim tendence te qellimshme ndaj personalitetit dhe gjithe asaj qe perfaqeson z. Haradinaj. Fletarrestet serbe, njollosjet dhe sulmet ndaj z. Haradinaj jane zhvleftesuar dhe dmeantuar disa here dhe ne forma te ndryshme.

 

 

SHKARKO APP