“Fletë-lavdërimi amerikan”, Manjani i kthehet Qeverisë: Mbajeni një linjë logjike, se e keni lëshuar fare të shkretën!
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar lidhur me atë që ai e cilëson si “fletë-lavdërimin amerikan” për Ardian Dvoranin.
“Natyrisht nuk komentohet mbi Fletë-Lavdërimin amerikan. Nuk ja vlen, sepse i lavdëruari nuk bëhet as më i mirë e as më i keq nga sa e njeh publiku shqiptar. Edhe si jurist me përvojë; edhe si ekspert i mirë; edhe si gjykatës që ndenji tej çdo mandati në detyrë; edhe për “harresën” 100 milionëshe të pasurisë para vettingut; edhe për mungesën e transparencës kur drejtoi me pahir KED.
Ndoshta kjo fletë nderi mund të shërbejë SPAK që të përfundojë hetimin ndaj tij…
Por interesant është qëndrimi qeveritar që e sheh këtë fletë-lavdërimi si “plumb për armikun” Meta… 😂
Pavarësisht reagimit disi nervoz të këtij të fundit, prapë nuk ka kuptim teoria që Amerika goditi Metën.
Përkundrazi, “kampioni i antikorrupsionit”, i lavdëruari Dvoran relatoi dhe vendosi për pafajësinë e “të kritikuarit” dhe “ish-të akuzuarit” Ilir…
Tani, a është kampion e antikorrupsionit apo jo?! Nëse po, përse u goditka Meta pastërtia e të cilit i konfirmua nga i lavdëruari Dvorani?!
Mbajeni një linjë logjike, se e keni lëshuar fare të shkretën!”, shprehet ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes rrjeteve sociale.