Flitej shqip, gazetarja turpëron politikanin maqedonas, e dëbon nga emisioni

 

Një gazetare shqiptare në Maqedoni përzë nga emisioni politikanin maqedonas, pais ky i fundit u nevrikos pse flitej shqip.

Në emisionin e sotëm “Rruga Drejt”, ku po diskutohej për qeverisjen e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ku të ftuar ishin Nikolla Gelevski, aktivist politik, Ermira Mehmeti deputete e BDI-së dhe Stefan Vllahov Micev nga “Manifesti maqedonas”, organizatë që mbron politikat e VMRO-së, ky i fundit pati një përplasje verbale me drejtuesen e emisionit, Arta Tahiri.

Në ndihmë të Tahirit erdhi edhe deputetja Mehmeti, por maqedonasi vazhdoi sërish.

Micev, mesa duket, i shqetësuar nga përdorimi i gjuhës shqipe në emision, nisi të ofendojë dhe të kërcënojë. Kjo e ka detyruar gazetaren Tahiri ta përzërë atë nga studioja. Në largim e sipër, Micev kërcënoi se do të vijë koha që shqiptarët nuk do të mund të flasin gjuhën e tyre në Maqedoni.

Gjesti i gazetares është përkrahur shumë nga opinioni shqiptar, jo vetëm në Maqedoi, por kudo ku ka shqiptarë, në rrjetet sociale.

SHKARKO APP