Floida Kërpaçi: Edi Rama grabit të rinjtë

Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka akuzuar sot kreun e qeverisë Edi Rama se ka ulur fondet për të rinjtë me sëmundjen e talasemisë.

Në një reagim në Facebook, Kërpaçi shprehet se “rilindja e ka kthyer në model pune grabitjen e atyre që janë në hall, atyre në nevojë, dhe dhënien pa të drejtë të parave të taksapaguesve tek miqtë e qeverisë. Njerëzit e thjeshtë varfërohen, ndërkohë që miqtë e qeverisë pasurohen padrejtësisht në kurriz të tyre”.

Deklarata e plotë e Floida Kërpaçit:

Swiss Digital Desktop Reklama

“SKANDAL-KRYEMINISTRI GRABIT TË RINJTË ME TALASEMI!

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria ka futur duart edhe tek mbështetja e të rinjve me Talasemi !‼️

Edhe ajo pak që ishte, e përgjysmuan…) Është tragjike që të rinjtë me talasemi, që luftojnë në mënyrë të përditshme për jetën, në vend të prisnin mbështetje më të madhe, qeveria “gjasme e majtë” iu përgjysmon jetën!

Me poshtë disa Fakte!

FAKT/ Çdo STUDENT me Talasemi për ciklin e plotë të studimit+ 1 vit MERRTE 30.000 lekë.

SOT, Studenti MERR 15.000 lekë vetëm për ciklin e plotë( 1 vit shtesë e kanë hequr).?

FAKT/ Çdo GJIMNAZIST me Talasemi MERRTE 20.000 lekë.

SOT GJIMNAZISTËT MARRIN VETËM 15.000 lekë.?

E ngrita këtë shqetësim edhe në komision, në dëgjesën në Ministrinë e Shëndetësisë por nga ta nuk pati asnjë përgjigje!

Rilindja e ka kthyer në model pune grabitjen e atyre që janë në hall, atyre në nevojë, dhe dhënien pa të drejtë të parave të taksapaguesve tek miqtë e qeverisë.

Njerëzit e thjeshtë varfërohen, ndërkohë që miqtë e qeverisë pasurohen padrejtësisht në kurriz të tyre.

Largimi i Edi Rames dhe rrëzimi i qeverisë së tij, e vetmja rrugë për rikthimin e shtetit në shërbim të njerëzve të thjeshtë!”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?