Floida Kërpaci: Përgjimet e BILD faktuan 100% kauzën e opozitës. Qytetarët do marrin në dorë fatet e vendit
Protesta e shtatë e opozitës solli dhe njëherë në vëmendje të gjitha pakënaqësitë që qytetarët kanë ndaj qeverisë aktuale. Kryetarja e LRI-së Floida Kërpaci në një intervistë për gazetën “Standard” theksoi se shqiptarët nuk dolën në protestë për partitë politike por gjithsecili prej tyre dolën për problemet e veta për skamjen dhe varfërinë që ka mbizotëruar në jetën e tyre. Ndër të tjera ajo përmendi se kryeministri Rama duhet të largohet pasi me publikimet e bëra dje nga prestigjiozja “BILD”, mazhorancës qeverisëse i doli në shesh e vërteta, ku gjithçka në zgjedhjet e 2017-ës ka qënë e shitur dhe e blerë.
Pak ditë më parë opozita mbajti protestën e shtatë kombëtare. Sështë vlersimi juaj për zhvillimet e saj?
Protesta e 7 kombëtare ishte protesta më e madhe, kjo pasi qytetarët shqiptarë besojnë te opozita e bashkuar besojnë te kauza e drejtë mbi të cilën Jemi ngritur dhe po’ protestojmë të bindur që kjo qeveri duhet të largohet. Ky kryeminister duhet të largohet ,publikimet e bëra sot të përgjimeve nga prestigjiozja BILD treguan dhe njëhere dhe faktuan se opozita ka 100 % të drejtë me te gjitha denoncimet qe ka bere se zgjedhjet e 2017-ës ishin zgjedhje të ardhura nga vota të blera nga krimi i organizuar. Këto përgjime treguan se shteti sot nuk e drejton më Edi Rama, por e drejtojnë kriminelat dhe bandat e organizuara të cilat i kanë blerë votat, madje në tek përgjimeve degjuam se si ata kërcënonin qytetarët e thjeshtë se do ti largonin nga puna. Prandaj protesta e opozitës ishte një protestë madhështore, qytetarët dolën jo për partitë por dolën për problemin e tyre për hallet e tyre për shqetësimet e tyre. Familjarë qytetarët shqiptarë sot nuk kanë mundësi të bejnë ushqimet e shportës nuk kanë mundësi të arsimojnë fëmijët ,nuk kanë mundësi të kenë një jetë të thjeshtë ku të jetojnë me gjërat bazike. Të rijntë e të rejat po largohen nga vendi sepse nuk kanë shpresë nuk marrin arsim cilësor. Prandaj kjo ishte protesta e shpresës, protesta e bashkimit të zemrave të shqiptarëve të cilët tashmë janë mëse të vendosur për të vazhduar ne 8 qershor për protestën e ardhshme për ti dhënë fund kësaj qeverie.Ftoj te gjithe te rinjte dhe te rejat, qytetaret Shqiptare te bashkohemi ne 8 qershor per misionin qe kemi per ta bere Shqiperine shtepine tone!
Në protestën e ardhshme është theksuar që nuk do të këtë fjalime por vetëm vepra të sovranit. Çfarë nënkuptohet me këtë qëndrim?
Ne besojmë tek qytetarët ashtu siç besuam te qytetarët dhe i dorëzuam mandatet tona sepse për ne si opozitë nuk është e rëndësishme pushteti por për ne është e rëndësishme shqipëria ,qytetarët shqipëtarë dhe e ardhmja e tyre. Prandaj jemi të bindur dhe jemi të vendosur që të shkojmë përpara në protesta paqësore, në protesta demokratike ku qytetarët do të jenë ata që vendosin.Ne protesten e kaluar te rinjtë kishin shënuar në duart e tyre shprehje me thënie “E ardhmja është në duart tona”. Kështu që unë besoj dhe ju bashkohem të gjithë atyre të rinjve dhe vertetë e ardhmja është në duart tona. Duhet të shkojmë përpara në këtë mision të madh që kemi.
A besoni se po shkohet drejt një përplasje civile në kushtet kur kryeministri është i vendosur që ti zhvillojë zgjedhjet pa opozitën ndërkohë opozita nga ana tjetër thekson që nuk do të këtë zgjedhje më 30 qershor?
Opozita e ka shprehur qartë opinionin dhe qëndrimin e saj. Qëndrimi i opozitës është qendrimi i qytetarëve shqiptarë të cilët kërkojnë zgjidhje të lira. Me Edi Ramen, me këtë kryeministër i cili kryetarët e bashkive, deputetët dhe çdo njeri tjetër i ka te vendosur nga krimi i organizuar , zgjedhje kete qershor nuk do te kete! Asnje hap pas per te garantuar zgjedhje te lira dhe te ndershme.
Hollanda zyrtarizoi me shkrim kërkesën drejtuar Komisionit Europian për rikthimin e vizave për shqiptarët ,si e komentoni këtë shkresë?
Ky është një lajm i hidhur për të gjithë qytetarët shqiptarët sepse ata nuk e meritojnë që ne të kthehemi mbrapa dhe të diskutojmë për rikthimin e regjimit të vizave. Qytetarët shqiptarë nuk e meritojnë që sot të jetojnë të pashprese, të papunë , pa mundësi ekonomike. ne dhe ata të gjithë bashkë jemi përballë një kryeministri i cili e ka vendosur vendin ne harten e zeze te vendeve kriminale. Krimi i organizuar është bërë pjesë e shtetit dhe drejton shtetin. qytetarët shqiptarë nuk do ta falin më. Nuk do ta falin me Edi Ramën dhe kukullat e tij kriminale por do ti shkojnë misionit për ta bërë Shqiperinë si shtepi tonë deri në fund.
Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë por ndërkohë 4 vende kryesore të unionit duket se janë skeptike për hapjen e tyre a besoni se pas tre javësh Shqipëria do të sigurojë hapjen e negoiciatave?
Une do kisha dashur qe Shqiperia ti kishte hapur negociatat vite me pare, qe kur mori rekomandimin e pare pozitiv nga Komisioni Europian, sepse ky i fundit eshte i katerti qe na eshte dhene. Por fatkeqesisht qeveria e rilindjes e ka penguar integrimin e vendit drejt BE per shkak te problemeve qe ajo ka sjelle per vendin e rajonin.
Me këtë qeveri që nuk punon për qytetarët e thjeshtë por është në shërbim të grupeve kriminale; ku nuk ndëshkohen njerëzit të cilët janë të lidhur me krimin dhe drogën por ata bëhen pjesë të strukturës shtetërore dhe mbështeten nga kryeministri; ku ligjin e bëjnë të paligjshmit dhe së fundmi kemi mbetur dhe pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë; ku të drejtat e njeriut përfshirë atë të pronës shkelen sistematikisht nga pushteti; ku ekonomia është në rrënim; standartet që na duhen për rrugëtimin evropian janë gjithmonë e më shumë në mungesë dhe vendet anëtare janë shumë hezituese ndaj nesh. Sot Rilindja është pengesë për integrimin evropian të Shqipërisë dhe ndaj ne jemi duke kërkuar zgjedhje të parakohshme, ku të mbizotërojnë parimet e demokracisë evropiane, të riparohen gabimet e rilindjes që kanë zhytur Shqipërinë në këtë situatë të zymtë dhe ta bëjmë vendin gati për të kaluar sfidat e integrimit.
Pak kohë më parë studentët iu rikthyen protestave në shesh ndërkohë kanë paralajmëruar se do ti vazhdojnë ato, si i shihni problematika e tyre dhe në përgjithësi situatën e të rinjve shqiptarë?
Studentët u ngritën dhe janë ngritur ne protesta të jashtëzakonshme frymëzuese për të gjithë për të gjithë qytetarët shqiptarët të cilët panë shpresën dhe fituan besimin se protesta është e vetmja mënyrë për të reaguar ndaj një të keqeje siç është kjo qeveri dhe ky kryeministër. Të rinjtë dhe të rejat e vendit ndodhen përballw një regjimi diktatorial, përballë një kryeministri arrogant i cili i përbuz, i shpërfill , i injoron totalisht të rinjtë . Qeveria nuk ka asnjë politikë sesi ti ndihmojë të rinjtë për të qëndruar në Shqipëri. Nuk ka asnjë politikë për të rikthyer shpresën për të punuar këtë, nuk ka asnjë politikë sesi të kemi një arsim cilësor, sesi këta të rinj të punojnë dhe të bëhen pjesë e tregut të punës duke u përshtatur me profilin e tyre të studimit. Sot masivisht dhe fatkeqësisht i shohim të rinjtë të largohen jashtë vendit, i shohim infermierët, mjeket, inxhinierët , profesionistët e së ardhmes të vendit tonë nuk janë më,nuk duan të jetojnë në Shqipëri , i’u ka humbur dëshira për të ndërtuar të ardhmen këtu dhe kjo jo sepse vendi ynë nuk i ka mundësitë, sepse mundësitë i ka potenciale, por sepse shteti nuk ka prorioritet të rinjtë dhe nuk i vendos politikat buxhetin dhe të gjitha mundësitë e tij në shërbim dhe në funksion të të rinjve.
Ne si Lëvizje Socialiste për Integrim jemi partia e të rinjve, jemi shumë të fokusuar të mbështesim të rinjtë me politika konkrete. Prandaj dhe ne kemi përfunduar me diskutimet tona me gjithë të rinjte një program i cili i mbështet ata duke i’u garantuar një arsim cilësor, duke i’u garantuar atyre plane konkrete për hapjen e vendeve të punës të reja të cilat janë të mirë paguara dhe mbi të gjitha ne kemi një plan konkret sesi do të mbështesim çiftet e reja që të mos largohen nga Shqipëria, por të qëndrojnë këtu dhe për ti mbështetur ato me një banesë me një mundësi që të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.Ne do të vazhdojmë të punojmë të mbështesim të rinjtë sepse ne besojmë tek forca e tyre, tek energjia e tyre. Jemi të bindur se bashkë të gjithë ne të rinjtë mund ti marrim fatet e vendit në duart tona dhe mund të bëjmë një ndryshim të madh por mbi të gjitha mund të rikthejmë shpresën për familjen , vendin e të ardhmen e Shqipërisë. Shqiptarët meritojnë më shumë dhe ne jemi të vendosur t’iu garantojmë më shumë mirëqenie dhe mundësi për të gjitha familjet shqiptare.