Floida Kërpaçi: Sot është fillimi i rrëzimit të diktaturës Rama!

Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi e cilëson protestën e sotme si nisjen e fundit të qeverisë së Edi Ramës.

Në një shënim në Facebook, Kërpaçi shprehet se “kjo ishte një demonstratë e cila vjen nga nevoja për të treguar fuqinë e njerëzve të thjeshtë të shtyrë nga sjelljet arrogante të kryeministrit. Sjellje të cilat kanë kaluar çdo limit dhe nuk na tregojnë gjë tjetër veçse një njeri i cili po mundohet dita ditës të nënshtrojë shqiptarët e ta jap Shqipërinë me konçension për të mbushur xhepat e tij dhe të miqve të tij oligarkë. Sot është fillimi i rrëzimit të diktaturës Rama!”.

Postimi i plotë i Floida Kërpaçit:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të protestosh para padrejtësive dhe vendimeve kriminale të qeverisë së oligarkëve është një përgjegjësi e madhe që duhet ta ndërmarrim dhe gjithashtu është një e drejtë të cilën s’mund ta mohoj askush.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot këtë gjë e treguan në mënyrë të fuqishme banoret e qarkut të Kukësit.

Ndërkohë që kryeministri e quan protestën e sotme dhunë në pronën e përbashkët publike ai harron se këtë pronë ja ka dhuruar privatit.

Ndërkohë që kryeministri e quan protestën e sotme dhunë, ai harron sesi i shpërfill, injoron dhe dhunon ai çdo ditë qytetarët Shqiptar!

Kjo ishte një demonstratë e cila vjen nga nevoja për të treguar fuqinë e njerëzve të thjeshtë të shtyrë nga sjelljet arrogante të kryeministrit. Sjellje të cilat kanë kaluar çdo limit dhe nuk na tregojnë gjë tjetër veçse një njeri i cili po mundohet dita ditës të nënshtrojë shqiptarët e ta jap Shqipërinë me konçension për të mbushur xhepat e tij dhe të miqve të tij oligarkë.

Sot është fillimi i rrëzimit të diktaturës Rama!

Pavarësisht se ai nuk ndalet duke marrë masa të tjera për të terrorizuar dhe ndëshkuar qytetarët të cilët ishin pjesë e protestës, duhet ta dijë që nuk do t’ia arrij qëllimit sepse forca e një Shqiptari është më e madhe se çdo terror diktatori dhe forca e të gjithë Shqiptarëve së bashku do ta rrëzoj atë nga karrigia e oligarkëve!
Ka vetëm një mesazh për kryeministrin sot:
Ik dhe mos u kthe KURRË! ”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?