Florenc Hoxha u plagos me thikë nga vartësi i tij. E goditi tre here

Ai eshte cuar menjëherë në spital dhe mjekët thonë se është jashtë rezikut për jetën. Hoxhën e kanë goditur tre herë, një herë në sup dhe më të rrezikshmen pranë veshkës, në ije. merret vesh se autori i kësaj tentative të rrezikshme është ish vartësi i Hoxhës, Indrit Deliaj. Ngjarja u shënua mbrëmjen e djeshme në një lokal pranë banesës së Hoxhës, ku ky i fundit ishte në shoqërinë e Deliajt dhe disa personave të tjerë. Sipas të dhënave paraprake të Policisë së Tiranës, mësohet se Florenc Hoxha është qëlluar me thikë në trup nga ish-shoqëruesi i tij, Indrit Deliaj, i larguar nga puna dy muaj më parë. Fillimisht sipas bluve konflikti ka qenë verbal e fizik për të përfunduar në plagosje me armë të ftohtë ndaj Hoxhës. Ndërsa natën e mbrëmshme Hoxha gjendej në spital, policia shoqëroi 3 persona të cilën kanë qenë në shoqërinë e Hoxhës dhe Deliajt të cilët kanë deponuar se plagosja ndodhi papritur në gjaknxehtësi, pasi ata nuk e kanë pritur që Deliaj të ishte i armatosur.

SHKARKO APP