Floriana Garo zbulon detaje nga protesta e PD
Zëdhënësja e PD-së, Florjana Garo zbulon detaje nga protesta që Partia Demokratike pritet të mbajë më 7 tetor. Garo theksoi se në protestë nuk do të ketë dhunë, por do të përdoren metoda dhe forma demokratike të protestës.
”Rasti i zotit Berisha, i cili qëndron pa akuzë i mbyllur në shtëpinë e tij, përveç kësaj, edhe rasti i zotit Salianji, pra janë bërë një seri komponentësh që pas protestave që vijojnë në Partinë Demokratike. Besoj se 7 tetori do të jetë një kulm i kësaj gjendjeje. Sigurisht që ne nuk flasim për dhunë, por flasim për metoda demokratike të protestuarit. Ne nuk besojmë tek armët, nuk jemi parti e tillë. Por ne duam që zëri ynë të dëgjohet dhe të lëmë atë shenjën se ne jemi këtu dhe duam ta mbrojmë demokracinë me çdo kusht”, tha Garo në ”Euronews Albania”.
Ajo shtoi se në protestë nuk do të ketë fjalime apo persona që do ta udhëheqin, por do të jenë vetë demokratët që do ta organizojnë atë. Sipas saj ky ndryshim në organizmin e formës së protestës nga opozita vjen për shkak së arritjes së pikës së vlimit të pakënaqësive të demokratëve.