Fluks ankesash ndaj gjyqtarëve, Metani: Kemi kërkuar 8 procedime magjistratësh

Institucioni me i ri i drejtësisë, Inspektori i Lartë, ka paraqitur në Kuvend bilancin e punës 1 vjeçare të tij. Kreu i ILD bën me dije se gjatë vitit që kaloi, megjithëse me kufizime për shkak të pandemisë, i janë drejtuar me ankesë këtij institucioni m 3054 qytetarë nga të cilat për shkak të numrit të pakët të inspektorëve janë trajtuar 1347 prej tyre. Ndërkohë kreu i ILD bën me dije se pas verifikimeve është kërkuar procedimi për 8 magjistratë. 

Krahas shkarkimeve nga vettingu kërkesa për procedim të magjistratëve ka paraqitur vitin që kaloi edhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Në raportin e paraqitur në Kuvend, kreu ILD-së, Artur Metani, informon se nga periudha shkurt e deri në dhjetor 2021, Inspektori ka kërkuar në 8 raste procedim të gjyqtarëve dhe prokurorëve duke iu drejtuar me kërkesë Këshillit të Lartë të Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në raport thuhet se në 6 raste ka qënë vetë inspektori që ka hetuar dhe ka kërkuar procedime ndërsa në 2 raste procedimet janë iniciuar nga institucione te tjera.

Në lidhje me kërkesat e Metanit, KLGJ ka vendosur në dy raste pranimin e tyre ndërsa në një rast Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka rrëzuar kërkesen e inspektorit, dhe ky vendim është dërguar në Gjykatën Administrative. Ndërsa kërkesat e tjera janë ende në proces.

Ndërkohë që po gjatë kësaj periudhe 3054 qytetarë dhe institucione i janë drejtuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Ankesat kanë të bëjnë kryesisht me vendimmarrjen e gjykatave pretendime për zvarritje të gjykimit si dhe në disa raste qytetarët ankohen për shkeje të etikës së magjistratit gjatë gjykimit.

Mësohet se nga Inspektoriati janë trajtuar 1347 ankesa, ndërsa jane ende pa u trajtuar 2870 të tjera.

SHKARKO APP