Fluks deputetësh dhe ish-zyrtarësh në dyert e SPAK-ut

Fluks deputetësh, zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh në SPAK. Këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme u paraqit për të dhënë shpjegime deputetja demokrate Elda Hoti, për lëngun e hedhur në sallën e Kuvendit pak ditë më parë. Pas saj u paraqit kolegu i saj socialist, Xhemal Qefalia, i cili tha se u pyet për çështjen e “21 Janarit” si person që ka dijeni për ngjarjen. Në Prokurorinë e Posaçme ishin sot edhe ish-kreu i OSHEE-së, Adrian Çela, si dhe zëvendësministri i Energjisë, ish-kreu i Tatimeve, Ceno Klosi, të cilët nuk dhanë detaje për arsyet e thirrjes.

SHKARKO APP