Fluks emigrantësh në Kapshticë. Ja sa shqiptarë kanë hyrë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë
Aktualitet E Shtunë, 24 Dhjetor 2022 10:50
Në këto ditë festash është rritur dhe fluksi i hyrje-daljeve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Shtetasit shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi kanë zgjedhur të kalojnë festat e fundvitit në vendin e tyre
Sipas policisë gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 5772 shtetas dhe kanë dalë 2462.
Për të përballuar fluksin në rritje Policia Kufitare e Kapshticës do të shtojë numrin e sporteleve në hyrje dhe dalje në varësi të situatës.
KOHA JONË SONDAZH

