Fluks emigrantësh në pikën kufitare të Qafë Thanës, krijohen radhë të gjata pritjeje

Mbrëmjen e sotme në pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës është rritur fluksi i lëvizjes së automjeteve.

Dhjetëra shtetas nga Maqedonia e Veriut po hyjnë në vendin tonë, duke krijuar radhë të gjata dhe pritje. Mësohet se po punohet me 3-4 sportele në hyrje të Shqipërisë.

Me afrimin e festave të fundvitit është rritur dhe numri i kalimeve në doganat e juglindjes, ku të shumtë janë shtetasit të cilët kanë hyrë në drejtim të vendit tonë brenda pak ditësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?