Fluks hyrjesh në Kapshticë dhe Kakavijë, për 24 orë kanë hyrë 10 mijë emigrantë

Hyrja në pikën kufitare të Kapshticës është mbushur me dhjetëra automjete me emigrantë shqiptarë, të cilët kthehen në Shqipëri për festën e Pashkës.

Kjo ka bërë krijimin e radhëve të gjata për të kaluar doganën.

Në pikën kufitare Kapshticë po punohet punon me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje, për të bërë të mundur kalimin e shpejtë të qytetarëve dhe për të shmangur radhën.

Megjithatë fluksi është krijuar këtë paradite dhe pritet të vijojë edhe gjatë fundjavës.

SHKARKO APP