Fluks i shtuar qytetarësh në pikën kufitare të Kapshticës

Pika kufitare e Kapshticës ka patur këtë të dielë një numër të lartë të mjeteve dhe qytetarëve që prisnin të udhëtonin drejt shtetit grek, duke shkaktuar edhe radhë të gjata pritjeje.

Sipas informacioneve shkak është bërë fluksi i madh i turistëve dhe shqiptarëve që jetojnë në Greqi, të cilët janë futur në tokën shqiptare javën e fundit dhe që tashmë kthehen në vendet e punës.

Të dyja doganat, ajo shqiptare dhe greke po punojnë me sportelet maksimale për normalizimin e situates që duket se po shkon drejt përmirësimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?