Fluks lëvizjesh në pikën kufitare të Qafë-Thanës
Fluks lëvizjesh në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës. Sikurse bëhet me dije, gjatë 24 orëve të fundit, kanë hyrë dhe kanë dalë më shumë se 4400 shtetas të huaj dhe shqiptarë.
Mbi 2300 qytetarë kanë hyrë nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë, ndërsa nga vendi ynë në drejtim të vendit fqinj, kanë dalë 2068 persona. Ky është fluksi më i madh që është regjistruar në Qafë-Thanë, gjatë kohëve të fundit.
Për të përballuar ngarkesën në rritje, pala shqiptare punon me 5 sportele, 3 prej të cilëve në hyrje dhe 2 në dalje, ndërsa pala maqedonase, me 4 sportele.