Fluks në doganën e Kakavijës, 400 shtetas kanë hyrë në Shqipëri 24 orët e fundit

Fluks hyrjeje në pikën doganore shqiptare në Kakavijë. Raportohet se rreth 400 shtetas kanë hyrë në Shqipëri 24 orët e fundit.

Policia kufitare bën me dije se asnjë shtetas që nuk disponon një dokument të vlefshëm identifikimi shqiptar (pasaportë shqiptare) nuk do të lejohet të kalojë kufirin.

Në këtë mungesë shtetasit shqiptarë duhet të marrin një leje kalimi në ambasadë ose në konsullatë. Lejohen të hyjnë shtetasit e huaj me dokumente qëndrimi në Shqipëri.

SHKARKO APP