Fluks në Kapshticë, dhjetëra shqiptarë udhëtojnë drejt Greqisë si punonjës sezonalë (Foto)

Ditëve të fundit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ka pasur fluks udhëtaresh të cilët i janë drejtuar shtetit grek si punonjës sezonalë. Ky fluks ka ardhur falë marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë për punësimin sezonal në sektorin e bujqësisë.

Përzgjedhja e punëtorëve është bërë përmes listave nga kryetarët e bashkive të qyteteve të juglindjes dhe jo vetëm, aplikim ky që pason më pas me përzgjedhjen nga shteti grek.

Burime pranë kësaj pike kufitare bëjnë të ditur se mesatarisht në këtë pikë kufitare paraqiten 50-60 shtetas në ditë, të cilët pasi kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme kalojnë drejt Greqisë.
Emigrantet për të shkuar drejt shtetit grek kanë udhëtuar në mënyrë të organizuar. Në autobusë lejohen vetëm 20 -25 persona, larg njeri-tjetrit, ku të gjithë duhet të jenë të pajisur me masa mbrojtëse duke shmangur kontaktin fizik.

Kjo marrëveshje parashikon punësimin sezonal me procedura të përshpejtuara të 7 000- 10 000 shtetasve shqiptaret cilët do të punësohen me të drejta të plota në Greqi.

 

SHKARKO APP