Fluks në Morinë, mbi 60 mijë qytetarë hyrje-dalje nga Kosova

Këtë të premte, Rruga e Kombit në segmentin Morinë-Kukës ka patur një fluks tepër të lartë automjetesh nga Kosova. Policia Rrugore e autostradës ka orientuar drejtuesit e mjeteve. Automjetet edhe pse kanë kaluar lehtësisht kufirin Kosovë-Shqipëri janë të detyruar të qëndrojnë në këtë segment rruge për 10-20 minuta. Gjatë 24 orëshit të fundit numri i hyrje-daljeve në Morinë ka arritur në mbi 60 mijë qytetarë. Falë marrëveshjes së lëvizjes së lirë mes Shqipërisë e Kosovës janë shmangur radhët në kufi. Falë marrëveshjes së lëvizjes së lirë nuk raportohen radhë në kufi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?