Fluks në portin e Durrësit, 4600 persona dhe 1 mijë makina “mësyjnë” bregdetin

Pikat kufitare dhe portet e vendit prej ditësh janë përballur me një fluks të shtuar lëvizjesh, kryesisht në hyrje.

E njëjta situatë paraqitet edhe në portin e Durrësit. Gjatë ditës së sotëm karvane të gjata me mjete janë regjistruar në pikën kufitare të Morinës në Kukës dhe përgjatë “Rrugës së Kombit”, ku mijëra shqiptarë nga Kosova kanë vërshuar drejt Shqipërisë për të shijuar këto ditë të nxehta gushti. Raportohet se nga Porti më i madh i vendit kanë hyrë gjatë paradites së sotme tre tragete me 4600 pasagjerë si dhe rreth 1 mijë makina.

SHKARKO APP