Fluks në Shëngjin, shtatori si në muajt e verës

Në Shëngjin plazhi do të vazhdojë gjatë, pasi pushuesit nuk janë larguar edhe pse është shtator. Operatorët turistikë tregojnë se vazhdojnë prenotimet për hoteleri. Në Shëngjin fundi i sezonit veror është ende larg. Nga Kosova dhe të huaj janë këtu në plazh. Moti është i ngrohtë.

Operatorët turistikë thonë se kjo periudhë është e përshtatshme për pushime. Kur u referohen shifrave, dy javët e para të shtatorit do të kenë të njëjtin frekuentim si në muajin korrik. Ka prenotime në hoteleri, kryesisht kosovarë, polakë, gjermanë e italianë.

Muajin shtator e duan për pushim shumë njerëz. Një pjesë e zgjedhin sepse kjo është koha më e përshtatshme për ta, ose kjo është mundësia e lejeve. Me këtë flusk vendorët duhet të jenë më të vëmendshëm për t’u afruar shërbim dhe standarde ndoshta edhe më tëe mira se në kohë sezoni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?