Fluks qytetarësh për të rinovuar patentat para se të futet në fuqi ligji i ri: Kemi mbi 2 orë që presim në radhë

Ditën e sotme janë regjistruar radhë të gjata dhe dyndje të mëdha të qytetarëve që janë paraqitur në ambientet e DPSHTRR në Tiranë për të rinovuar lejet e drejtimit për automjetet.

Qytetarët kanë shpejtuar për të rinovuar patentën para afatit të skadimit për shkak se nga mesi i dhjetorit futet në fuqi ligji i ri e cila parashikon “Pit Stop” për ata shoferë që kanë marrë 3 gjoba të rënda brenda vitit.

Nuk më ka mbaru afati por kam ardhur për të kryer punë. Nuk ka lidhje me pit stopin ajo është një vendim për ti bërë presion njerëzve, një gjest i ulët, në rrugë askush nuk ka standard. Nuk është masë edukative, është presion për të paguar njerëzit lek më shumë nën dorë. Kemi mbi dy orë e gjysmë, faleminderit që erdhët. Se që kur erdhët juve filluan të shpejtohet radha”, thotë qytetari.

“Afati më ka përfunduar që dje, dhashë provim të panevojshëm kam 40 vite në timon. Edhe doktorët të merren në testim. Nuk ka shofera pa shkelje sepse ato rrugë kemi. Jemi detyruar shteti i vendos ligje dhe zbaton populli”, tha qytetari.

SHKARKO APP