Fluks turistësh kosovarë, radhë të gjata në Morinë

Shumë qytetarë nga Kosova kanë kaluar mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Morinës. Ata janë drejtuar për në plazhet e Shëngjinit dhe Velipojës, ndërsa policia kufitare po punon me procedurë të përshpejtuar.

Fundi i muajit qershor ka sjellë shumë qytetarë nga Kosova në Shqipëri, për shkak edhe të temperaturave të larta.

Një radhë e tillë e qytetarëve nga Kosova në pikën kufitare të Morinës ndodh çdo vit pasi ata preferojnë bregdetin shqiptar për të pushuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?