Fluksi i pushuesve në plazhin e Talës, shtohen masat për të përballuar situatën

 

Trefishimi i numrit të pushuesve në plazhin e Talës në Lezhe, ka rritur gadishmërinë e efektivëve të policisë, duke i paraprirë fluksit të turistëve me nje sërë masash.

Kjo masë erdhi si një nevoje për të shmangur dëmtimin e vijës bregdetare. Gjithashtu pastërtia e plazhit është një tjetër pikë e fortë që tërheq vizitorët. Pavarsisht sensibilizimit, efektive të rendit dhe asaj rrugore po monitorojnë zonën edhe me patrulla të lëvizshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë sezon në Talë është bërë edhe pastrimi i plotë i të gjithë zonës, megjithse konsiderohet si një nga plazhet më të pastër të vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përfaqsues i Firmes Pastruese, Sandër Gjoni: “Janë vendosur kudo kosha, bëhet pastrimi çdo natë në orën 22:00 kur bie fluksi, përveç kësaj edhe në mëngjes nëse është e nevojshme mbas orën 10:00. Me të gjithë pronarët e lokaleve komunikojmë me telefon nëse ka fluks sidomos të shtunë ose të djelë vjen makina shtetsë dhe asnjëherë nuk ka probleme me mbetjet.”

Plazhi i Talës duket së ka marrë vëmëndjen maksimale nga pushuesit, të cilet janë trefishuar krahasuar me një vit më parë, por gjatë muajt gusht numri i turistëve pritet të jetë akoma më i lartë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?