Fluksi i riatdhesimeve nga Franca, kthehen 130 shqiptarë

130 shtetas shqiptarë, të cilëve autoritetet franceze u kishin mohuar kërkesat për azil, u riatdhesuan vullnetarisht këtë të hënë. Rikthimi i tyre në atdhe është mundësuar nga Zyra Franceze për Migracionin dhe Integrimin. Kthimi i tyre u bë nëpërmjet aeroportit të Rinasit, ku ishte e pranishme edhe Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Aida Hajnaj.

Në fjalën e saj Hajnaj theksoi edhe një herë bashkëpunimin që ka policia Shqiptare me zyrat e migracionit në BE dhe apeloi edhe një herë ndërgjegjësimin e shtetasve shqiptarë azilkërkues dhe respektimin e rregullave të lëvizjes së lirë në zonën Schengen.

“Shtetasit shqiptarë duhet të ndërgjegjësohen dhe të kuptojnë se rruga e vetme për t’u integruar në vendet e BE-së dhe në Schengen, është vetëm respektimi i rregullave dhe i parimeve të lëvizjes së lirë. Në vijim të masave do të vazhdojmë me identifikimin e të gjithë shtetasve, të cilët përdorin dokumenta false apo dokumenta të tjera, për të lëvizur në vendet e BE-së dhe Schengenit, në mënyrë jo të rregullt dhe jo në respekt të parimeve dhe rregullave të lëvizjes së lirë”, deklaroi Hajnaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?