Fluksi në zonat turistike/Policia “grin” shoferët! 7800 gjoba, 254 leje drejtimi të pezulluara

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Rrugore ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar ka vendosur 7800 gjoba për drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur Kodin e rregullat e qarkullimit rrugor. Në një komunikim me mediat, policia bëri të ditur se gjobat janë vendosur për tejkalim shpejtësi, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, parakalime të gabuara, përdorim celulari etj.

Po ashtu, janë bllokuar 254 leje drejtim për tejkalim shpejtësie apo për përdorim alkooli në drejtimin e mjetit.

Ndërkohë, vetëm këtë fundjavë janë ndëshkuar 58 drejtues mjeti, 21 prej tyre pasi e drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe 37 prej tyre ngaqë ishin pa leje drejtimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?