Flutura Açka përkujton 4-vjetorin e vdekjes së të birit: Veç luleve e qirinjve kam për të vendosur pranë fotos së tij edhe…

Deputetja Flutura Açka, ka kujtuar 4 vjetorin e vdekjes së të birit.

Nga Flutura Açka

Te kujtimet, e në ç’tjetër gjë mund të mbahemi pa u rrëzuar?

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa ditë më parë, një mike, e cila kishte humbur vajzën e saj adoleshente në krye të marsit, më pyeti se si ia kisha dalë ta përballoja humbjen e tim biri?

Swiss Digital Mobile Reklama

A ia kam dalë?

Nuk ia thashë që kam drojë se nuk ia kam dalë. Koha pas humbjesh të tilla, që të marrë kuptim, siç thotë Hamleti, “del vetëm nga kyçet”. Pa na u shpërbërë ato, nuk e dimë në kemi rrojtur ndonjë ditë si jetimë të fëmijëve tanë.

Pak ditë nga 5 maji i vitit 2018, kur humba tim bir, një mike, e cila sapo më kishte shpjeguar se mezi numëronte ditët për të shkuar te e bija studente në Europë, më pyeti se si e përballoja kohën. I thashë e qetë e pa e fajësuar për shkujdesjen e pyetjes: “Ja, sikurse ti, duke numëruar ditët, por ty të mbarojnë, mua jo!”

Sonte, katër vjet nga lamtumirës me të, veç luleve e qirinjve, kam për të vënë pranë fotos së tim biri edhe librin e ri… e t’i them se…

e kam mbajtur fjalën!

Ju lutem, miq, mos shkruani mesazhe ngushëllimi. Faleminderit për mirëkuptimin!’

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?