Fluturimet, 16% më shumë pasagjerë në prill 2019

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar gjatë muajit prill të këtij viti nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë ka shënuar rritje prej 16% në krahasim me muajin prill të vitit 2018.

Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti i Aviacionit Civil, një numër prej 239,465 pasagjerësh kanë udhëtuar gjatë muajit prill për dhe nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Sipas AAC, Italia zë përqindjen më të madhe në tregun e transportit ajror për muajin prill 2019, duke zënë 56% të totalit dhe me një numër prej 132,769 pasagjerësh, ndjekur nga Turqia me 7%, Austria me 7% si dhe Hungaria 6%.

“Nëse do të bënim krahasimin e tre viteve të fundit, trafiku ajror dhe fluksi i pasagjerëve këtë vit, gjatë prillit të 2019 ka një rritje prej 13% krahasuar me vitin e kaluar 2018”, thekson AAC.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?