Fluturimet me avion, bie ekskluziviteti i Rinasit, gati hapja e aeroportit të Kukësit

Ekskluziviteti i fluturimit ndërkombëtar nga Rinasi pritet të bjerë brenda dy javësh. Shoqëria gjermane që ka investuar dhe administron prej dhjetë vitesh Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, “Nënë Tereza” prej muaj është në negociata me qeverinë shqiptare, për rishikimin e kontratës koncesionare.

Burime zyrtare të kompanisë, bëjnë të ditur për ABC Neës, se negociatat janë drejt përmbylljes dhe brenda dy javësh pritet të bëhen të  bëhen të ditura përfundimet e tyre.

Lajmi u bë i ditur një dite me pare në media edhe nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj. Ai tha se së bashku me ministrin e Transportit Edmond Haxhinasto, do të komunikojnë pas dy javësh heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve nga Aeroporti i Tiranës.

Heqja e eskluzivitetit,  i hap rrugën së pari fluturimeve nga aeroporti i Kukësit dhe më tej edhe investimeve për ndërtimin e aeroporteve te tjera në jug të vendit.

Sipas ministrit Ahmetaj, janë katër kompani investitore që kanë shprehur interes për ndërtimin e aeroporteve në Vlorë dhe Sarandë.

SHKARKO APP