”Fluturoi” me makinë te Liqeni, shoqërohet në polici Emiljano Nina
Aktualitet E Enjte, 12 Tetor 2023 21:43
Këtë mbrëmje, shoferi i automjetit BMË X6, i cili u përplas te Diga e Liqenit rreth dy muaj më parë, Emiljano Nina, është shoqëruar nga policia. Ai braktisi mjetin dhe mori targat e mjetit luksoz, ndërsa deri më sot ndodhej në arrati. Aksidenti ndodhi pasi mjeti ishte duke lëvizur me shpejtësi të lartë nga rruga e ”Kosovarëve” dhe ka përfunduar në digë.