“Fly Ernest”, shtyn me 32 orë fluturimin Milano-Tiranë

Fluturimi Milano-Tiranë ishte parashikuar në orën 08:30 të mëngjesit të datës 4 janar, ndërkohë që pa asnjë njoftim dhe asnjë arsye është shtyrë për në orën 16:45 të ditës së sotme (5 janar). Një javë më parë Enti Nacional i Italisë për Aviacionin Civil i pezulloi licencën e kompanisë së fluturimeve ”Fly Ernest”. Prej 29 dhjetorit kësaj kompanie, e cila operon edhe në Shqipëri, nuk i lejohet shitja e biletave. ”Fly Ernest” do vijojë aktivitetin deri më 13 janar 2020, për shkak të biletave tashmë të shitura. Pezullimi erdhi si pasojë e mosrespektimit të normativave evropiane nga kompania e fluturimeve. ”Fly Ernest” do të mbahet nën vëzhgim dhe do të monitorohet ENAC. Në rast se realizon kërkesat dhe normativat europiane pezullimi mund të hiqet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?