FMN dhe OBT: Qeveritë të reduktojnë shtrëngimet tregtare
Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Organizata Botërore e Tregtisë u kërkuan qeverive të kundështojnë vendosjen apo intensifikimin e shtrëngimeve në eksport, për të shmangur që ekonomia botërore të mos hyjë në recesion për shkak të pandemisë së koronavirusit.
“Vendet gjithashtu duhet të punojnë për të hequr sa më shpejt këto masa që vendosura që prej fillimit të vitit”, rekomanduan dy institucionet në një komunikatë të përbashkët.
“Ata paralajmërojnë në veçanti kundër përpjekjes për të marrë masa proteksioniste për mallrat kryesore gjatë kësaj krize shëndetësore, siç janë medikamentet mjekësore ose produktet ushqimore.
“Ajo që ka kuptim në një situate urgjente izolimi mund të jetë seriozisht e dëmshme në një krizë globale”, theksojnë ata.
“Të marra së bashku, kufizimet e eksportit mund të jenë kundërproduktive të rrezikshme,” shtojnë ata.
“Përvoja nga kriza globale financiare e vitit 2008 ka treguar që kufizimet në eksportin e produkteve ushqimore po shumëfishohen me shpejtësi nga një vend në tjetrin, duke çuar në pasiguri gjithnjë në rritje dhe rritje të çmimeve”, theksojnë dy organizatat.