FMN ul projeksionet për Shqipërinë – Rritje më e ngadaltë këtë vit dhe atë të ardhshëm

Në raportin e parë të post-monitorimit në Shqipëri, Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson me tone pozitive ecurinë e ekonomisë shqiptare, por nga ana tjetër vë theksin te problematikat kryesore si dhe te sfidat kyçe. “Shqipëria po shijon një rritje të fortë dhe të kënaqshme ekonomike, por kjo mund të mos zgjasë në rast se, nuk do t`i jepet një shtysë reformave”-thotë institucioni me bazë në Washington, që vlerëson se është pikërisht ky momenti i duhur për të vendosur në vijë axhendën e reformave.

Biznesi vlerësohet se operon në një ambient të vështirë, gjë që pengon edhe investimet, thuhet më tej, ndërkohë që FMN vendos theksin sërish te momenti. Qeveria shqiptare duhet të shfrytëzojë kështu rritjen e fortë ekonomike, periudhën e mirë që po kalon Eurozona dhe sidomos potencialin e vendit për t`iu bashkuar  Europës. Borxhi i lartë publik dhe hapi i konsolidimit fiskal vlerësohen si dy sfida të tjera madhore të qeverisë shqiptare.

Sa i përket projeksioneve, FMN nënvizon se rritja do të ngadalësohet lehtë këtë vit, në krahasim me vitin e kaluar, por vlerëson se në horizontin afat-mesëm do të ngjitet deri në 4%. Po kaq projektohet të jetë rritja ekonomike edhe në vitin 2023. Forcimi i kërkesës së brendshme dhe sidomos reformat drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian që do të përmirësojnë klimën e biznesit vlerësohen si lokomotiva e rritjes ekonomike të vendit në vitet në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në krahasim me raportin e kaluar, kemi të bëjmë me një zhvlerësim të lehtë të projeksioneve për këtë vit dhe atë të ardhshëm, me nga një pikë përqindje çdo vit. Në raportin e kaluar sinjalizohej 3.7 dhe 3.8% rritje ekonomike respektivisht, ndërkohë që tani FMN flet për 3.6% dhe 3.7% respektivisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?