FNSH refuzoi urdhrin për ndërhyrje në Lazarat

 

Forcat e ndërhyrjes së Shpejte që ndodheshin në patrullim në Lazarat kanë refuzuar urdhërin për t’i rrethuar dhe mbajtur nën kontroll vendet nga ku po qëllohej në drejtim të policisë dhe ajër.

ABC News ka mësuar se mëngjesin e hershëm të datës 24 qershor, shefi i FNSH që ndodhej në Gjirokastër, pas të shtënave të grupit të Lazaratit ka kërkuar tërheqjen e efektivëve të tij, duke kërkuar ndihmë nga forcat RENEA.

Mësohet se ai ka kundërshtuar aksionin me pretendimin se prej muajsh flitet që një grup të rinjësh janë organizuar për të qëlluar në drejtim të policisë. Dhe për shkak të pozicioneve të luftimit, ai ka refuzuar të ndërhyjë me efektivët e tij, duke kërkuar ndihmë nga RENEA.

Mësohet se mëngjesin e datës 24 në Lazarat ndodheshin tre mjete të FNSH të cilat ishin të vendosura, në vendin e quajtur “Kazinoja e Abaz Rabit”, kryqëzimi I përroit të Kordhocës” dhe Furra e Bukës në Kordhocë.

Fillimishtë është qëlluar në orën 2:30 minuta ndaj dy patrullave që ndodheshin në afërsi të qendrës së Lazaratit e më pas në orën 4:44 minuta ndaj patrullës që ndodhet te Furra e Bukës në Kordhocë.

Pas këtyre sulmeve efektivët e FNSH me urdhër të komandantit janë tërhequr duke kërkuar mos të afrohen pranë vendeve nga ku mendohet se po qëllohej në drejtim të tyre si dhe mos t’I përgjigjen zjarrit.

Nderkohe ne fshatin e Lazaratit po vazhdon aksioni per te kapur Arbion dhe Alban Aliko qe akuzohen per vrasjen e efektivit Basha. Ne diten e katert te operacionit Renea dhe FNSH po kontrollojne  banesat e lazaratasve ku mendohet se mund te jene fshehur persona ne kerkim. Ndersa nje tjeter postobllok eshte ngritur tek Uji i Ftohte ne Tepelene ku cdo mjet qe hyn dhe del ne fshat i nenshtrohet nje kontrolli te imtesishem.

Nderkohe burime konfidenciale per abc neës bejne me dije se dy prej personave te ndaluar ne Lazarat ndodhen ne spitalin e Gjirokastres. Mesohet se Dervish Gaba dhe Elton Proko po marrin ndihme mjekesore dhe as familjaret dhe as mjekte nuk japin detaje per shkakun apo gjendjen e tyre shendetesore. Por ABCnews ka mesuar se dy te rinjte jane rrahur ne komisariat ndaj dhe kane perfunduar me lendime ne spital.

SHKARKO APP