FNSH rrethon Vlorën/ Çfarë po ndodh…
Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe agjentë të anti-krimit prej mbrëmjes së djeshme ndodhen në Vlorë në kuadër të një operacioni blic. Nga të dhënat e para mësohet se operacioni ka nisur mbrëmjen e djeshme, ndërsa disa postblloqe policore u ngritën në rrugët e qytetit.
Ndërkohë që janë kontrolluar disa subjekte dhe janë shoqëruar për verifikim nga policia një numër i konsiderueshëm personash.
Zyrtarisht policia ende nuk ka dhënë ndonjë informacion në lidhje me aksionin e ndërmarrë nga FNSH dhe agjentët e policsë, por burime nga policia lokale bëjnë të ditur se gjithçka është në kuadër të një plani masash për goditjen në befasi të elementëvedhe aktiviteteve kriminale.
KOHA JONË SONDAZH

