Foli 1 orë në Divjakë, por Rama nuk foli asnjë fjalë për largimin e Xhafajt

Kryeministri Edi Rama ka shmangur komentet për largimin nga detyra të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në një fjalim 1 orësh në Divjakë të Lushnjës, ai nuk e ka përmendur asnjëherë Xhafajn, ndërkohë që ikja e tij nga detyra ka shkaktuar një tërmet të vërtetë politik në vend.

Opozita po kërkon tashmë largimin e vetë Edi Ramës nga detyra e kryeministrit ndërkohë që janë shtuar zërat sipas të cilëve Rama e shiti Fatmir Xhafajn për të shpëtuar kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë takimit të sotëm në Divjakë, Rama ka folur vetëm për ligjin e miratuar së fundi nga Parlamenti për lojrat e fatit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pamjet nga takimi i Divjakes

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/691127767937854/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?