Foli në Kuvend kundër ministres, deputeti Shehaj: Rama më solli policët te biznesi ku janë të punësuar 200 të rinj
Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, thotë se pas akuzave që lëshoi në Parlament kundër ministres Olta Xhaçka dhe Damian Gjiknurit, sot kryeministri Edi Rama dërgoi policinë që ti bllokonin biznesin, me qëllim që ai të heshtë.
Po ashtu deputeti bizesmen, thotë se në këtë kompani janë të punësuar 200 të rinjë shqiptarë, dhe se këtë betejë ai do ta çojë deri në fund.
”Ky është një sulm i pastër politik sepse thjeshtë kam thënë të vërtetën për aferat korruptive të kryera më firmën e tij. Të drejtën do ta kërkoj në Prokurori, në SPAK, në Gjykatë, në Shqipëri ose në Strasburg. Ju garantoj se do i shkoj deri në fund. Nuk kam asgjë për të fshehur, sepse nuk jam në shitje, sepse them thjeshtë të vërtetën, sepse këtë duan shqiptarët”.
Denoncimi i plotë
Pasi denoncova në Kuvend shpalljen investor strategjik me mashtrim dhe me firmë të Edi Ramës të ministres së Jashtme Olta Xhaçka. Pasi denoncova ortakërinë midis kompanisë përfituese të tenterave të dhëna nga Daminan Gjiknuri dhe kushëririt të tij dhe shpalljen e tyre investitorë strategjikë po nga Edi Rama, Kryeministri reagoi në mënyrën më brutale të mundshme; dërgoi policinë e tij të më bllokonin biznesin, me qëllim që unë të hesht.
Ky është një sulm i pastër politik sepse thjeshtë kam thënë të vërtetën për aferat korruptive të kryera më firmën e tij.
Kjo është kompania ime “We Web Developers” ku rreth 200 të rinj punojnë në fushën digjitale dhe të programimit. Rama dërgoi policinë në ambjentet me qera të kompanisë dhe ka nxjerrë jashtë me forcë punonjësit, dhe ka bllokuar aksesin. Policia nuk ka dorëzuar asnjë dokument apo akt në lidhje me bllokimin në shkelje flagrante të ligjit. Kërkesave zyrtare për t’u njohur me arsyet e bllokimit, gjithashtu nuk iu janë përgjigjur.
Pas ankesës në Prokurori, jemi njoftuar zyrtarisht se Prokuroria nuk ka urdhëruar asnjë sekuestro dhe se në Prokurori nuk është referuar nga Policia asnjë akt që lidhet me sekuestro.
Kompania ka kërkuar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë pezullimin e këtyre veprimeve arbitrate të Policisë së Shtetit, dhe kemi paraqitur në SPAK kallëzim penal për drejtuesit e Policisë së Shtetit për shpërdorim detyre. Përmes dhunë së Policisë, qeveria kërkon të më mbyllë gojën. Nxjerrja e punonjësve jashtë me polici dhe dhunimi i paligjshëm i ambienteve ishte e vetmja gjë që Edi Rama mund të bënte ndaj meje, dhe atë bëri. Nuk pres dhe nuk ju kërkoj që këta të tërhiqen.
Të drejtën do ta kërkoj në Prokurori, në SPAK, në Gjykatë, në Shqipëri ose në Strasburg. Ju garantoj se do i shkoj deri në fund. Por për një gjë të jenë të sigurt, unë nuk tërhiqem. Sepse nuk kam asgjë për të fshehur, sepse nuk jam në shitje, sepse them thjeshtë të vërtetën, sepse këtë duan shqiptarët.