Foli publikisht, vajza: Unë dhe nëna ime e fituam betejën

Në Shqipëri, për herë të parë për Covid-19 foli një vajzë. Në 21 mars, 24-vjeçarja pranoi publikisht se ishte infektuar. Në një video-mesazh ajo i bënte thirrje të gjithëve të ndihmojnë personat që po luftojnë këtë pandemi duke qëndruar në shtëpi. “Jam e infektuara e 69-të. Shikoj postime në internet që ankohen për shkeljen e të drejtave e karantinimit apo që nuk po ju merr njeri parasysh pasojat psikologjike por po shoh edhe njerëz që vijojnë normalisht jetën, dalin, lëvizin”,tha asokohe vajza.

Së fundmi ajo ka njoftuar në rrjetin e saj social Instagram, se e ka mposhtur koronavirusin së bashku me nënën e saj. Në një mini-intervistë që ajo ka bërë me miqtë, është shprehur se arriti ta mposhtë koronavirusin falë imunitetit të saj.

“Thjesht ishte një kalitje tjetër. Kuptova që jam më e fortë nga ç’mendoja. Më bëri të kuptoja që të punuarit me veten jep rezultat, pavarësisht se nuk është përherë e dallueshme në një situatë normale. Unë dhe mami rezultuam negative në testimet e fundit dhe tani mezi po pres të mbarojë 14 ditëshi që të dal”.

https://arkiva.kohajone.com/vajza-e-prekur-ne-shqiperi-ky-virus-prek-kedo-se-di-ku-e-mora-video/

https://www.instagram.com/p/B9_5ZKWAaNt/

SHKARKO APP