”Foltorja” e Berishës, Lefter Maliqi: Është e vetmja shpresë për shqiptarët

”Frymë dhe shpresë për bashkimin e frontit opozitar”. Kështu e sheh ish-deputeti Lefter Maliqi, turin e Sali Berishës me ”Foltoren”. Maliqi thotë se Berisha është një politikan që mban fjalën. Maliqi thekson se mbështetësit e Berishës, janë të bindur se veprimi i Bashës ka ardhur për të futur Amerikën në mes.

”E vetmja shpresë për shqiptarët, është kjo lëvizje që është bërë tani brenda PD. Jep një frymë, jep shpresë dhe të jep një hapje për bashkimin e frontit opozitar, i cili ka qenë pothuajse informal. Dhe kjo ka ndodhur për shkak të marrëveshjes në vitin 2017 mes Bashës dhe Ramës. Berishën dhe Metën i njoh për mbajtje fjale.

Berisha është një nga më të rrallët që fjalën e kthen në realitet. Kur kam qenë deputet në vitin 2009-2013 në qarkun e Beratit, Berisha është pritur me këngë dhe valle në zonë të majtë. Të gjitha premtimet i ktheu në realitet. Sigurisht kur ndodhi kjo thikë pas shpine nuk duket ndonjë habi e madhe për pakënaqësitë që kanë ndodhur.

Mua më premtuan për të qenë i pari në listën e Beratit dhe pas një debati me kryetarin aktual në ikje nga lëvizjet e fundit, ja thashë që je njeri që nuk mban fjalën. Jam i bindur se është lobimi i Soros dhe Edi Ramës për të goditur Berishën dhe për të mbajtur opozitën në pushtet”,-tha për ”Ora News”.

SHKARKO APP