”Foltorja”, lezhjani me kostum kombëtar kritika deputetëve që munguan: Ju kemi votuar

Sot ”Foltorja” ndaloi në Lezhë dhe Gjergj Llesha, një prej mbështetësve të Sali Berishës mori vëmendjen e të gjithëve prej veshjes.

Me kostumin kombëtar, ai kritikoi deputetët e Partisë Demokratike, të cilët munguan në takimin e ish-kryeministrit me demokratët. Ai jeton në Gjermani, por tha se qytetarët e Lezhës i kanë votuar ata deputetë që qëndrojnë sot në Kuvend.

”Sali Berisha është princi që themeloi PD dhe hodhi poshtë komunizmin. Bëri që të lëvizim me pasaporta. Ai është i vetmi që do të vejë mbi shina PD-në. Demokracia është e vështirë për t’u fituar, por akoma më e vështirë për t’u mbajtur. Ndaj me ju diçka të dhimbshme, ne votuam për ata 4 deputetë që s’janë sonte këtu, pse nuk vijnë këtu me debatu me ne. Rroftë Sali Berisha rroftë demokracia, rroftë populli shqiptar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të pranishëm në takimin e Berishës me demokratët ishin ish-deputetët Aldo Bumçi, Klevis Balliu si edhe deputeti Flamur Noka, një nga mbështetësit kryesor të Berishës që në ditën e parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?