”Foltorja” në Korçë, Berisha: Sot pata datëlindjen më të bukur të jetës sime

Takimi i radhës me demokratët përmes ”Foltores”, Sali Berisha po e bën në Korçë. krah liderit historik të PD-së, është edhe ish-deputeti Gent Strazimiri, i cili thekson se në parti duhet vendosur me të drejtën e votës. Po ashtu në takim është edhe deputeti Edmond Spaho.

Berisha i falenderoi demokratët për urimet e tyre dhe tha se i kishin bërë një dhuratë shumë të bukur në këtë 77-vjetor të lindjes.

”Të dashur demokrate dhe demokratë, dëshiroj të ulem me nderimin më të madh para qytetarëve të kësaj treve për rolin e tyre të jashtëzakonshëm në historinë tonë kombëtare të dijes të pushkës, të mendjes dhe çdo shqiptar ushqen për Korçën dhe trevat e kësaj zonë admirim dhe mirënjohjen e pakufijshme. Dhurata pa fund i kanë bërë gratë dhe burrat e këtij vendi, por sot më bëtë dhe mua një dhuratë që kurrë s’do ta harroj. Sot unë pata ditëlindjen më të bukur të jetës time. Ju falenderoj shumë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?