Fonde shtesë për Rrugën e Kombit – ARRSH lidh kontratën për ndërhyrje në 7 viadukte

Autostrada Milot-Morinë do të marrë rreth 249 mln lekë të tjera nga buxheti i shtetit për punime që nuk janë parashikuar në kontratën koncesionare të nënshkruar në vitin 2016. Pavarësisht se marrëveshja për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajnë e rrugën e Kombit pritet t’u kushtojë shtrenjtë shqiptarëve në 30 vitet e kohëzgjatjes së saj, tashmë Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar një tjetër kontratë, e cila ka si objekt plotësimin, rakordimin, masat mbrojtëse dhe sigurinë rrugore në viaduktet e aksit Kukës – Morinë.

Sipas dokumentit, që TV SCAN e disponon, marrëveshja mes Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe kontraktorit ‘Vega’ & ‘Kukës Inerte’ është nënshkruar në datën 11 shtator 2018. Ndërkaq, në datën 9 gusht 2018 ARRSH njoftoi edhe kualifikimin e 2 kompanive për një tjetër procedurë tenderuese, që kishte si objekt mbikëqyrjen e këtyre punimeve.

Në dokumentet e publikuar shpjegoheshin edhe detajet e projektit , sipas të cilit ishin marrë në shqyrtim shtatë viadukte, ndërsa për secilin prej tyre parashikohen punime që lidhen me asfaltimin, punime për mbrojtjen e skarpateve, ndërtimi i mureve mbajtës, etj.  Po ashtu, në të gjitha viaduktet është parashikuar dhe sinjalistika vertikale dhe horizontale. Fondi limit për këtë procedurë kapte shifrën e 2.4 milion lekëve, duke rritur edhe më tepër kostot për këtë ndërhyrje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?