Fondi i Kompensimit për të dëmtuarit nga makinat – Zbardhet lista për 206 përfitues

Byroja Shqiptare e Sigurimit ka publikuar për herë të parë listën me 206 përfituesit e dëmshpërblimeve si pasojë e aksidenteve me automjete. Kjo ka ardhur pas kërkesë së AMF-së për praktikat e miratuara por të papaguara, objekt i Fondit të Kompensimit që i takojnë periudhës 2002-2003 dhe kapin vlerën e 230 mijë eurove.

Përfituesit e listës emërore duhet të paraqiten pranë zyrave të Byrosë, së bashku me dokumentacionin përkatës, i cili përfshin:

  • Dokument identifikimi
  • Dokument vërtetimi pronësie për mjetin e dëmtuar në kohën e aksidentit
  • Llogarinë personale në një nga bankat e nivelit të dytë që operojnë në vendin tonë
  • Adresën e saktë të personit përfitues në mënyrë që të përfundojnë procedurat e pagesave.

Në rast paqartësie apo sqarime të mëtejshme lidhur me këtë proces, qytetarët mund të paraqiten edhe pranë zyrave të AMF-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shlyerja e detyrimeve të prapambetura që nga viti 2002, objekt i Fondit të Kompensimit është edhe një ndër prioritetet kyçe të AMF-së gjatë vitit 2018. /SCAN

Swiss Digital Mobile Reklama

Lista e plotë emërore e 206 përfituesve:

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?