Fondi i SHBA-ve për burgjet, Rama: Mesazh i qartë për luftën ndaj krimit

“Miq të përhershëm në çastin e duhur” – Kështu i është drejtuar kryeministri Edi Rama, SHBA-ve, pas fondit prëj 920 mijë dollarë të akorduara për burgjet.

Në një postim në facebook, Rama shkruan se ky fond shënon një hap të madh përpara dhe përmban një mesazhin e qartë të ndërkombëtarëve, sa i përket vendosmërisë së qeverisë për ta çuar deri në fund, luftën ndaj krimit.

Reagimi i Ramës: 

Në procesin e thellimit të reformës së ndërmarrë nga qeveria, e mbështetjen e shumicës parlametare, e të udhëhequr nga ministrja jonë e drejtësisë, me kurajo e vendosmëri, për regjimin special të izolimit të vazhdueshëm të individëve me profil të lartë kriminal, si edhe për transformimin e sistemit të burgjeve nga një sistem korrupsioni shumëvjeçar, në një sistem penitenciar pa favorizime të paligjshme dhe pa qoka të neveritshme për të dënuarit, nuk na ka munguar në asnjë hap, inkurajimi e ndihma e qeverisë mike të Shteteve të Bashkuara.

Deklarimi i sotëm publik, i pērfshirjes së drejtëpërdrejtë të partnerëve tanë strategjikë, me ekspertë të administrimit të regjimit special të izolimit, si edhe teknologji të lartë monitoruese, shënon një hap të madh përpara dhe përmban një mesazh të qartë, për këdo që dyshon në vendosmërinë tonë për ta çuar deri në fund, luftën e paprecedentë që i kemi hapur krimit.

THANK YOU

SHKARKO APP