”Forca e Ligjit”, 180 të arrestuar dhe 30 mln euro të sekuestruara

5.2 milionë eurot e bllokuara në Lezhë e çojnë në 30 milionë euro vlerën e pasurive të sekustruara në dy vjet, të dyshuara se rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Prej nëntorit të 2017 kur edhe u krijua ”Forca e Ligjit”, deri tani janë kryer 23 operacione policore dhe janë sekuestruar pasuritë e të paktën 13 grupeve kriminale nga 41 të skeduara.

Në harkun kohor të dy viteve janë vënë në pranga 180 persona si anëtarë të dyshuar të këtyre grupeve, ku dy prej rasteve më të bujshme janë goditja e grupit të Bajrave dhe operacioni “Vol-Vo 4”.

Por edhe pse ka patur disa vendime për sekuestro, shumica e pasurive të nuk janë konfiskuar ende me vendim gjykate, pasi vazhdojnë hetimet për të dokumentuar nesë rrjedhin nga veprimtari kriminale ose jo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me operacionin e së enjtes në Lezhë, prokuroria ka dyshime se kanë qenë disa persona që kanë kryer transferta parash në llogaritë e tyre bankare, duke përdorur Shqipe Palajn dhe babain e saj për të kryer pastrim parash.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?