“Forca e Ligjit”, Xhafaj: Trajtim financiar për ”Task Forcën Speciale”
Qeveria po shqyrton mundësinë e trajtimit financiar shtesë për ”Task Forcën Speciale”, e cila është në vijën e parë të luftës kundër krimit të organizuar me operacionin kombëtar “Forca e Ligjit”. Një fakt të tillë e bëri me dije Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në Konventën e Bashkëpunimit Policor në Europën Juglindore.
”Që nga fillimi i këtij operacioni në nëntor të vitit të kaluar, në zbatim të këtij Plan Veprimi, lufta kundër krimit të organizuar ka marrë një dinamikë dhe dimension tjetër. Rezultatet e arritura, edhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë kanë qenë vërtetë inkurajuese, duke u përballur dhe goditur një sërë grupesh kriminale të rrezikshme, të cilat ushtronin veprimtarinë e tyre në Shqipëri, por edhe jashtë territorit tonë”,-tha Xhafaj.
Xhafaj tha se policia shqiptare po investon seriozisht në forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe logjistike të hetimit, si garanci në rritjen e zbulueshmërisë së veprimtarisë kriminale dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.
KOHA JONË SONDAZH

