“Forca e Ligjit” zbarkon edhe në Shkodër

Pas Shijakut, Durrësit dhe Elbasanit, Operacioni “Forca e Ligjit” ka zbarkuar sot edhe në Shkodër.

Gazetari i Ora News, Besar Bajrakaraj raporton se nga burimet bëhet me dije së operacioni në qytetin verior vjen pas vlerësimeve për një ndërhyrje emergjente.

Ende nuk ka detaje se kush është në shënjestrën e kësaj njësie, por ato kanë mbërritur në kryeqendrën e veriut me mjete te blinduara.

Rasti i Shkodrës, sipas burimeve është i ngjashëm me atë të Shijakut, ku u sekuestrua Vila Golden, ku u mbajt peng Jan Prenga.

Ditën e sotme, OFL i ka dërguar kërkesë për plotësim formulari dy personave, Lulzim Berishës në Durrës dhe Ardian Çapjas në Elbasan.

SHKARKO APP